Si të postojmë detyra për nxënësit ? (Web)






Për të postuar apo krijuar detyra për nxënësit fillimisht duhet hyrë në klasën që duam të postojmë detyra dhe më pastaj klikojmë në Classwork menyn që gjendet lartë dhe më pastaj Create > Assignment.


 

Title - Shënojmë titullin e detyrës
Instructions(optional) - Shënojmë instruksionet e detyrës. Kjo fushë është opsionale.

Nëse kemi të shkruar detyrën në formë dokumenti atëherë e shtojmë atë përmes Add opsionit.

Në anën e djathët kemi For
, emri i klasës mandej, All Students për të gjithë studentët ose nëse duam individualisht atëherë zgjedhim emrin e nxënësit.






Points - nëse duam të caktojmë se sa pikë fitohen nëse kryhet detyra me sukses ose në të kundërtën Ungraded





Due

Afatin e detyrës. Nëse duam të caktojmë afat për kryerjen e detyrës atëeher caktojmë datë në këtë fushë nëse jo atëherë mbetet No due date.




Topic - zgjedhim kapitullin e detyrës nëse nuk kemi kapitull mund ta krijojmë aty për aty duke klikuar në Create topic  ose në të kundërtën mbetet No topic pa kapitull.



 

Rubric  - ofron opsion për të notuar nxënësin dhe për ti dhënë fidbek për detyrën e kryes. Këtë do ta shpjegojmë në leksionin e ardhshëm.

Dhe hapi i fundi është Assign që gjendet lartë në pjesën e djathtë dhe pastaj Assign e postojmë detyrën ose Shcedule  e planifikojmë për një ditë të caktuar.


Comments