Si të shtojmë materiale në klasë ? (Web)



Ne mundë të shtojmë materiale edhe permes faqes fillestare të klasës apo Stream që është njëjtë sikur "Muri i Facebook-ut" mirëpo praktika më e mirë është që  fillimisht të krijojmë kapituj/tema e më pastaj për çdo kapitull të postojmë materiale ( prezantime,  detyra, kuize, video etj).

Klikojmë në menynë Classwork pastaj  Create and then Topic dhe shkruajmë emrin e kapitullit.


 Mandej klikojmë përsëri  Create and then Material dhe na shfaqet një dritare.
Title - Titulli i materialit
Description - Përshkrimi mirëpo kjo fushë është opsionale.
Pastaj klikojmë në Add dhe na paraqiten disa opsione:


  • Google Drive ( nëse dëshirojmë që të shtojmë ndonjë material që e kemi ne Google Drive)
  • Link – ( Link deri tek ndonjë webfaqe që shpjegon diçka në lidhje me kapitullin)  
  • File – (Fajll/material nga kompjuteri)  
  • Youtube- ( Video nga Youtube)  
   Ne zgjedhim File dhe më pastaj ngarkojmë fajllin që duhet shtuar në kapitullin paraprak, ndonje Word dokument ose Powerpoint mvarësisht se çka duhet ju të ngarkoni.


Nga ana e djathtë zgjedhim Topic - emrin e kapitullit që e krijuam më parë dhe klikojmë në pjesën lartë nga ana e djathtë Post.





Kemi edhe opsionin Schedule që na mundëson që ta planifikojmë se kur duhet të postohet materiali psh. nëse sot e kemi përgatitur një material dhe duam qe nesër të postohet atëher klikojmë ne Schedule dhe na jep dritaren:









Këtu mundë të caktojmë datën dhe orën se kur duhet postuar materiali.

Pasi ta postojmë materialin në Classwork na paraqitet kapitulli me materialin qe e ngarkuam.

Kurse ne Stream paraqitet në këtë mënyrë:




Comments