Ky projekt filloj në mënyrë
vullnetare nga dy inxhinier të informatikës Enes Ismaili dhe Egzon Ramadani i
cili njëherit është edhe profesor në shkollën e mesme profesionale “8 Shtatori”.
Për shkak të situatës nga virusi
Covid-19 u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, e cila rezultoi me ndërprerjen e procesit edukativo –arsimor në të
gjitha nivelet.
Me urdhër të Ministrit i cili u
ndikua nga kjo situate mësimi duhet të zhvillohet nga distanca. Ministria e
arsimit la te hapur mundësin e zgjedhjes së platformave për mësim online kështu
që çdo shkollë në mënyrë individuale duhet të organizon formën e mbarëvajtjes
së procesit edukativo – arsimor, por padyshim që pengesë dhe problem është se
jo të gjithë mësimdhënësit janë të trajnuar për mbarëvajtjen e mësimit nga
distanca.
Nga kjo situatë lindi edhe ideja për
një blog/webfaqe ku do të japim udhëzime apo mësime se si duhet të qasemi në
Google Classroom në një ndër platformat më të përdorura.
Albesa osmani
ReplyDelete